Dosja “Deripaska”, Charles McGonigal dënohet me katër vjet burg

Dosja “Deripaska”, Charles McGonigal dënohet me katër vjet burg

Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, është dënuar me më shumë se katër vjet burg për ndihmën e dhënë oligarkut rus Ileg Deripaska, i cili kërkoi të hiqej nga lista e sanksioneve amerikane.

McGonigal, 55 vjeç, një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është akuzuar ndonjëherë për një krim, akuzohet gjithashtu se ka fshehur 225 000 dollarë, dhënë në formë pagesash nga një ish-agjent I inteligjencës shqiptare, ndërsa punonte ende për FBI-në.

Prokurorët kishin kërkuar pesë vjet burg për çështjen e Nju Jorkut, ndërsa mbrojtja e McGonigal pretendonte lirinë.

“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale dhe fizike”, tha McGonigal, i cili duhet të vuajë një dënim prej 50 muajsh në burg. "Unë jam para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi", tha ai para gjykatës.

McGonigal ishte agjenti special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork përpara se të tërhiqej në vitin 2018. Në atë rol, ai kishte për detyrë të hetonte oligarkët rusë.

Prokurorët thonë se ai dhe ish-diplomati rus Sergey Shestakov kanë shkelur sanksionet e SHBA-së duke rënë dakord t'i ofrojnë shërbime miliarderit dhe industrialistit rus, Oleg Deripaska.

SHBA e sanksionoi Deripaskën në vitin 2018 pasi e akuzoi atë dhe disa oligarkë dhe zyrtarë të tjerë rusë për "aktivitet keqdashës në mbarë globin".

Sipas akuzës, McGonigal dhe Shestakov ranë dakord të ndihmonin oligarkun Deripaska për të hequr emin nga lista e të sanksionuarve.

Së bashku me një bashkëpunëtor të z. Deripaska, dyshja dyshohet se përdorën kompani guaskë për të dërguar dhe marrë pagesa nga z. Deripaska.

Ndaj McGonigal rëndojnë edhe akuza të tjera. Akuza se ka fshehur mijëra dollarë para kesh të paguara nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare në vitin 2017 pritet të shqyrtohet në gusht të 2024-s.  

/ BBC /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy