
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, presidenti Meta tha se në kushte normale kishte planifikuar të kërkonte një mandat të dytë, por dinamikat politike të muajve të fundit e bëjnë të domosdoshëm angazhimin e tij në politikë, njësoj si në fillim të viteve ’90.
Do vij në studiot tuaj dhe do të flas më lirshëm. Do të kemi shumë kohë. Për mua e ardhmja politike ka ndryshuar. Mendoja një mandat të dytë dhe më pas një karrierë diplomatike. Por gjërat erdhën kështu dhe duhet të rikthehemi më fort se në fillim të ’90-s. T’i rikthejmë popullit sovranitetin. Tezat e mia në raport me Kushtetutën kanë qenë gjithnjë koherente. Ka ardhur koha që gjithçka të rivendoset nga themelet”



