
Një tjetër shtet ka hequr kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike.
Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza bënë me dije se duke filluar nga data 25 qershor edhe të pavaksinuarit mund të udhëtojnë drejt Francës, mjafton të ketë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.
Në njoftim theksohet se të gjithë personat që janë të vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson mund të hyjnë lirshëm, mjafton të paraqesin certifikatën e vaksinimit.
Franca e kaloi Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik shumë të ulët infektimi.
Ju rikujtojmë se tamponi PCR mund të kryhet në aeroport apo edhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor.
Antigeni, nuk kryhet në aeroport, por e gjeni në institucione mjekësore të licensuara.
Ju rikujtojmë gjithashtu kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë. Vaksinat e tjera, ende nuk njihen.
Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:
• 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
• 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
• 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion)., bënë me dije Aeroporti Nënë Tereza.



