Tre persona janë plagosur rëndë nga një sulm me thikë në një supermarket në Zelandën e Re. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 pas mesdite, në një supermatket në Dunedin.
Dëshmitarët kanë treguar për mediat e huaja se dëgjuan britma të njerëzve dhe panë një burrë që mbante në dorë dy thika .
Kryeministrja e vendit, tha në një deklaratë për mediat se ende nuk janë të qarta motivet e këtij sulmi, ndërsa autori i ngjarjes ndodhet në paraburgim.
Incidentet e dhunës janë të rralla në Zelandën e Re, ndërsa kujtojmë se në vitin 2019 një person vrau më shumë se 50 njerëz në dy xhami.



