
Qytetarët francezë u drejtohen këtë të diel kutive të votimit për të votuar në raundin e parë zgjedhjeve presidenciale.
49 milionë qytetarë francezë kanë të drejtë vote, ku 2 nga 12 kandidatët do të duhej të shkonin në raundin e dytë, në rast se asnjëri prej kandidatëve nuk fiton 50 për qind të votave në raundin e dytë.

Siç raporton BBC, Macron që kërkon një mandat tjetër, nuk ka kaluar edhe aq shumë kohë në fushatë zgjedhore, për faktin se është i fokusuar më shumë në luftën në Ukrainë.
Një temë ka dominuar në fushatën parazgjedhore, e bëhet fjalë për shpenzimet e mëdha për jetën e qytetarëve francezë.
Sondazhet e fundit kanë treguar një rënie të dukshme në avantazhin e presidentit Emmanuel Macron ndaj sfidueses së tij kryesore, kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Fushata tani ka përfunduar dhe pjesëmarrja e votuesve pritet të jetë më e ulët se zgjedhjet e mëparshme në Francë.
Macron dhe Le Pen kanë qenë në “garë të ashpër” në zgjedhjet e fundit të vitit 2017. Asokohe 66.1 për qind e francezë i dhanë përkrahjen Macronit, ndërsa Le Pen mbeti me 33.9 për qind.
Një ditë më parë, mijëra protestues dolën në rrugët e Parisit për të bërë thirrje për më shumë veprime për të trajtuar ndryshimet klimatike, çështje që sipas tyre ishte shmangur gjatë fushatës.



