Ministri i Jashtëm turk: Mbështesim Shqipërinë, por na ndihmoni të luftojmë FETO-n

Ministri i Jashtëm turk: Mbështesim Shqipërinë, por na ndihmoni të luftojmë FETO-n

Turqia pret mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër organizatës terroriste FETO. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve "Mehmet Akif Ersoy" në Shkencë dhe Art, ku ai u nderua me çmimin "Doctor Honoris Causa", një ceremoni në të cilën ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Çavuşoğlu u ndal në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, mbështetjen e shtetit turk për Shqipërinë, si dhe në aktivitetet e organizatës terroriste FETO në botë, por edhe në Shqipëri. Ministri i Jashtëm i Turqisë, ka theksuar se Turqia pret mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër organizatës terroriste FETO.

"FETO është mundur të jetë pjesë e shtetit tonë dhe kanë bombarduar parlamentin. Pse i them këta? Disa shtete kanë treguar përpjekje për t'i larguar këto struktura. Ne do të luftojmë deri në fund me këtë organizatë terroriste, prandaj duam t'i shikojmë vendet afër nesh. E dimë që institucionet e FETO-s kanë aktivitetet e tyre në Shqipëri, dhe shqiptarët u kanë besuar atyre edukimin fëmijëve e tyre. Pikëpyetja ime është: Pse futen në sistemin e edukimit, marrin në shkollë nxënës dhe fëmijë të një niveli elitë? Pastaj vazhdojnë të futen në struktura siç kanë bërë në Turqi, si në drejtësi, polici, ushtri. Atëherë duhet ta vlerësojmë shumë mirë që e njëjta situatë ekziston në Shqipëri, ku duhet të marrim masa konkrete tani që mos jetë vonë nesër. Prandaj presim mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër kësaj organizate. Populli turk do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve në çdo fushë", citohet Çavuşoğlu nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy