Inteligjenca ushtarake e Ukrainës tha se Irani po planifikon të dërgojë më shumë se 200 dronë luftarakë në Rusi, duke përfshirë Arash-2 të shpallur nga ushtria iraniane si një nga dronët e sulmit me rrezet më të gjatë në botë.
Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës, tha se "një grup prej më shumë se 200 dronësh luftarakë Shahed-136, Mohajer-6 dhe Arash-2 janë planifikuar të dërgohet nga Irani në Federatën Ruse në fillim të nëntorit".
Agjencia e inteligjencës tha në një postim në Telegram se mjetet ajrore pa pilot "do të dorëzohen nëpërmjet Detit Kaspik në portin e Astrakhan".
Që nga 13 shtatori, forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar më shumë se 300 dronë sulmues, por dhjetëra kanë arritur të godasin objektivat e tyre dhe të shkatërrojnë infrastrukturën jetike të energjisë.



