
Ditën e djeshme u përurua xhamia e Namazgjasë në Tiranë, nën praninë e presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama.
Lidhur me faktin se pse nuk u ftuan drejtuesit e lartë të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Ilir Curri, Imam në Myftinë e Tiranës, e mohon një gjë të tillë.
Për “MCN live”, ai pohon se xhamia do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, si vartës i KMSH-së dhesi i tillë ka funksionet në tërë mbarëvajtjen e menaxhimit të kampusit.
Ndërtimi i kësaj xhamie vjen si rezultat i shumë brezave të palodhshëm të cilët ishin iniciatorë për ndërtimin e saj dhe të tjerë që punuan në finalizimin e xhamisë.
Komuniteti mysliman ishte prezent në të gjitha hapat e ndërtimit deri te inaugurimi i djeshëm. Ishte prezentë pavarësisht nivelit me të cilat u përfaqësua që është Myftiu i Tiranës, që ka në funksionet e tij mbarëvajtjen e të gjitha punëve., pronave, vakëfeve, çështjeve sociale fetare të komunitetit. Ai është vartës i KMSH-së. Nuk ekziston asnjë problem në mbarëvajtjen e kësaj xhamie ne të ardhme qoftë në mbarëvajtjen dhe menaxhimin e përditshëm të saj.
Është në interesin e xhamisë dhe të komunitetit qe pata turke, jo vetëm si investitor, pro të jetë pjesë ne mbarëvajtje, jo se neve na mungon eksperienca dhe kapacitete por ata kanë eksperiencë për menaxhime të kampuse të tilla fetare, që kanë kosto për mirëmbajte, dhe do jetë ata që do vazhdojnë më tej mbështetje për këtë godinë e cila do jetë qendra e Islamit në Shqipëri.
Imami në Muftinë e Tiranës, thotë se më gjithë faktin se Turqia synon të zgjerojë influencën e saj për interesa të veta të vendit, Shqipëria në asnjë mënyrë nuk duhet të bie pre e konflikteve të brendshme të një shteti.
Inaugurimi i kësaj xhamie të madhe nuk duhet të shërbej për nxjerrjen e mllefeve, nga palët e ndryshme nga qarqe që jetojnë në errësire por thurin për të nxjerrë pjesën e errët të tyre.
Ne kemi patur këtu shtete të fuqishme dhe nga ato është Turqia, ajo ka peshë në arenën ndërkombëtare.
Duhet kuptuar se në vendin tonë ka pasur rrëmbim nga shtetet tjetra, dhe në shumë raste është cenuar sovraniteti i Shqipërisë.
Tani nëse flasim për një shtet si Turqia, sepse ajo ndjek politikat e saj, synon të zgjerojë influencën e vendit të vet në këto territore prandaj ajo që po them që të ndikojë politikisht për në luftën kundërshtareve te vet politik dhe punët e veta të brendshme.
Por ajo që ne duhet të kemi të qartë, të mos biem pre, e luftërave apo konflikteve te brendshme të një shteti, as në rastin e Turqisë, as të SHBA, as të Francës, apo dikujt tjetër.



