
Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, gjatë këshillit kombëtar në Selanik bëri me dije largimin e partisë së tij, ‘’Grekët e Pavarur’’ nga qeveria sapo marrëveshja e Prespës të arrijë në Parlament.
Kamenos përmendi bashkëpunimin e partisë së tij (ANEL) me partinë qeverisëse, duke e karakterizuar atë si "bashkëpunim të sinqertë dhe të hapur”.
“Ne punuam së bashku për të shpëtuar atdheun tonë. Çfardo gjëje që kemi për të thënë e themi qartë dhe publikisht. Siç ka thënë z. Tsipras në bashkëpunimin tonë, nuk ka pasur asnjë dyshim për çështjen e Shkupit dhe të emrit. Ne kemi një qëndrim të qartë, nuk e pranojmë termin Maqedoni. Nuk e kemi fshehur kurrë qëndrimin tonë dhe nuk do të tërhiqemi", tha ai.
Midis të tjerash, ministri ka pohur se "Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë bashkëpunim me ata që duan të vjedhin historinë tonë dhe nuk mund të flasim publikisht për proceset që po kryhen në Shkup në këtë moment për miratimin e marrëveshjes”.



