"Këshilla jonë më e mirë për Afrikën është që të përgatitemi për më të keqen. Kontinenti im duhet të zgjohet, ne kemi parë se çfarë ndodhi në vendet dhe kontinentet e tjera", ka thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e tij lidhur me Covid-19”, duke ftuar të gjitha vendet afrikane që të anulojnë menjëherë tubimet masive, thotë "Ansa".
"Numri i pacientëve që hyjnë në kujdesin intensiv për koronavirus dhe të shpëtuar nga mjekët dhe infermierët në Itali është një mrekulli", tha Michael Ryan, drejtori i departamentit të urgjencës së OBSH-së, duke lavdëruar "forcën dhe guximin e jashtëzakonshëm" të personelit të kujdesit shëndetësor italian.



