Emigrantët, Scholz: Modeli Itali-Shqipëri nuk e zgjidh problemin

Emigrantët, Scholz: Modeli Itali-Shqipëri nuk e zgjidh problemin

Modeli Itali-Shqipëri për menaxhimin e azilkërkuesve nuk është zgjidhja për të frenuar rritjen e emigracionit ilegal.

Kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë në rrjetin televiziv gjerman “Zdf”.

“Së pari, më pak njerëz duhet të vijnë në Evropë dhe kjo është arsyeja pse unë mbështes një zgjatje të marrëveshjes midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Qeveria e Presidentit Recep Tayyip Erdogan merr miliarda nga BE për të parandaluar azilkërkuesit të kalojnë Detin Egje drejt Greqisë dhe Bullgarisë”, tha Scholz.

Kancelari theksoi gjithashtu suksesin e rritjes së kontrolleve kufitare në Gjermani.

Ka më pak ardhje. Realisht shifrat për Evropën në tërësi janë në rënie.

Megjithatë, në mënyrë proporcionale më shumë njerëz po mbërrijnë në Gjermani sepse edhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian po miratojnë masa gjithnjë e më të rrepta.

Nëse nga njëra anë duam të refuzojmë emigracionin e parregullt dhe të zvogëlojmë masivisht numrin e tij, nga ana tjetër ne e dimë se në të njëjtën kohë duhet të ofrojmë garanci për ata që kanë vërtetë nevojë për mbrojtje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy