
GJKKO ka dënuar me 10 muaj burg ish-zëvëndës ministren Rovena Voda. Voda mori rryshfet për të punësuar një person në Ministri.
Po ashtu bëhet me dije se janë dënuar me 10 muaj Florida Beu dhe M.Hasani. Ish-zëvëndës ministrja ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialste në ministri.
Voda u arrestua nga SPAK më 11 korrik 2021 dhe më pas ajo u vendos në arrest shtëpie.



