Në prag të 7 Marsit/ Mësuesja Kozeta Braçja: 25 vite në edukimin e brezave mes sfidave dhe kënaqësive të profesionit

Në prag të 7 Marsit/ Mësuesja Kozeta Braçja: 25 vite në edukimin e brezave mes sfidave dhe kënaqësive të profesionit

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në të gjithë vendin. 

Por për ata që kanë kaluar shumë vite duke edukuar dhe formuar brezat e rinj, kjo festë ka një kuptim edhe më të veçantë.

 

E tillë është historia e mësueses së kimi-biologjisë, Kozeta Braçja, e cila ishte e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Ajo foli për peripecitë, sfidat dhe kënaqësitë e profesionit, duke theksuar se shpërblimi më i madh për një mësues është të shohë ish-nxënësit e tij të arrijnë suksese në profesione të rëndësishme për shoqërinë.

Kam 25 vite në edukimin e brezave dhe ndihem krenare. Misioni nuk mbaron kurrë.

 Edhe lodhemi, por në fund është kënaqësi kur sheh që nxënësit e tu sot janë bërë mjekë, stomatologë apo farmacistë. Janë ish-nxënës të mi dhe kjo është një kënaqësi e madhe. 

Është një mision që duhet ta duash, sepse nëse nuk e do, nuk mund ta bësh këtë punë siç duhet. 

Studimet i kam mbaruar në një degë që më pëlqen shumë. Kimia dhe biologjia për mua janë jeta dhe shkenca. Më pas fillova punë si mësuese në Gramsh. Në vitin 1991 kam nisur punën. 

Vitet e para të profesionit kanë qenë të vështira, ndërsa ndryshimet në sistemin arsimor kanë kërkuar përshtatje të vazhdueshme.

Fillimi ka qenë i vështirë deri rreth viteve 2000. Më pas ndryshuan kurrikulat dhe sistemi arsimor u riformatua. Sot gjërat janë më të stabilizuara. Kam dhënë mësim si në ciklin e mesëm, ashtu edhe në atë të lartë.

 

Gjatë karrierës së saj, ajo ka përcjellë shumë breza nxënësish dhe thotë se ndjen vlerësim të madh kur takon ish-nxënësit e saj.

 

Kam përcjellë pafund breza. Më bëhet qejfi që më respektojnë dhe ndihem e vlerësuar. 

Në fund të ditës i harron zhurmat dhe vështirësitë, kur sheh se ish-nxënësit e tu kanë arritur gjithnjë e më lart.

Në klasë përpiqem të ndërtojë autoritet pa pasur nevojë për tone të larta.

Personalisht nuk kam ndjerë indiferencë nga nxënësit, sepse duhet të japësh shumë që të marrësh shumë prej tyre. Dua të kem autoritet në klasë, por jo duke bërtitur.

 Përpiqem t’i kaloj situatat me sportivitet, 

Ndryshimi i brezave është i lidhur ngushtë me zhvillimet e kohës dhe me realitetin ku jetojnë të rinjtë.

Brezat ndryshojnë dhe ndjekin aktualitetin. Mundohem t’u nxis fëmijëve dëshirat, t’i njoh më mirë dhe t’u përshtatem atyre. 

 

Nxënësit e krasëve të 9-ta e suprizuan në studio, mësuesen Kozeta me lule, me urimin për shëndet dhe respekt për punën që ajo bën me ta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy