Rrëfimi tronditës i azilantëve të kthyer nga Gjermania: Nëse na jepet rasti përsëri, do iknim edhe natën
Kujtim Varfi – 50 vjec
Jeni i martuar?
Po, jam i martuar dhe baba i 4 femijëve.
Sa kohe keni jetuar në Gjermani, si azilant?
20 muaj, kam jetuar në Duisburg.
Cila ishte arsyeja që vendosët të largoheshit nga Shqipëria?
Arsyeja? Jemi gjashtë pjestarë në familje, të papunë dhe ekonomia e dobët. Pastaj femijet po rriteshin dhe donin të ndiqnin shkollën, por me çfarë? Ketu se pashë të arsyeshme se femijët do ecnin përpara, pasi edhe për shkollim duhet të paguash. Kur kam shkuar, kam qenë vetëm me ndihme ekonomike, pra 6 persona me 60 mijë lekë të vjetra. Kur kam shkuar në 2015-ën, kam jetuar 1 muaj ne kamp, më pas kam kaluar në shtëpi.
Pse u kthyet?
Nuk vendosa të kthehem, por më kthyen pasi kaq thanë ishte azili. Nëse se bëni do t’ju depërtojme me forcë.
Çfare ndodhi kur u kthyet?
Kur jam kthyer në Shqipëri kam futur femijët në shkollë. Për këtë falenderoj DAR që me ndihmoj dhe shkollen qe i priti femijet.
Gjetet pune?
Jam serish i papune. Kerkova ndihme ekonomike, prej 8 muajsh pa pergjigje. Me thane ke nje vajze per pune. Thashe po hyjne vajza dhe gruaja ne rrobaqepesi, por paga ishte qesharake 300 leke ne dite.
Do ishe larguar serish?
Nuk diskutohet, naten do kisha ikur. Besoj se femijet e mi do te kishin nje jete shume te mire atje, prandaj e them kete. Shqiperia eshte vend i bukur, por nuk ka leke as per te jetuar.
2. Nest Gjini, 46 vjeç
Sa vite keni qendruar ne Gjermani, ne azil.
2 vjet kam jetuar ne Gjermani, ne Gizel, nje qytet afer Frankfurt.
Pse vendoset te linit Shqiperine?
Shkuam me shprese per jete me te mire, kam 4 femije, 3 ne shkolle dhe nje femije 2 vjeç. Pa te ardhura, por vetem me ndonje pune qe kam siguruar une, ose gruaja. Ndersa atje ishte shume mire.
Ku keni jetuar?
Kam jetuar ne kamp. Kemi punuar me bashkeshorten ne kampe dhe pas 2 vitesh na kthyen. Na kthyen se po te ishte per ne asnjehere nuk vinim me ketu. Edhe sikur te jesh 70 vjeç nuk te bie ndermend te vish me ne Shqiperi.
Pas rikthimit ne atdhe, gjetet pune?
Mundohemi te jetojme, gjej ndonje pune, por nuk ka shprese per te nesermen, per femijet. Me 200 mije leke te vjetra cfare mund te besh? Nese me jepet rasti, di te them qe do largohesha menjehere pa u menduar sebashku me familjen.
Votuat ne 25 qershor dhe a prisni dite me te mira. Ose a keni shprese se gjerat do ndryshojne?
Kam votuar, por nuk kam asnje shprese. Jane te njejtit e 27 vjeteve, qe sillen here njeri e here tjetri duke gezuar pushtetin. Per ne nuk i bie ndermend askujt./Shkodra news



