Serbia bëhet anëtare e CERN-it

Serbia bëhet anëtare e CERN-it

Serbia arrin një objektiv të rëndësishëm në parandalimin e fenomenit të “ikjes së trurit”. Kryeministrja Ana Brnabiç njoftoi sot se Serbia është bërë zyrtarisht vendi i 23-të anëtar i CERN-it.

“Është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për vendin. Anëtarësimi në këtë institucion prestigjioz është më i rëndësishëm sesa mund ta imagjinojmë”, tha ajo.

“Kjo është e rëndësishme, sepse na jep mundësinë të garojmë me më të mirët dhe të fitojmë në atë garë. Ky është sinjal për komunitetin shkencor dhe sidomos për shkencëtarët e rinj, që të qëndrojnë në Serbi sepse anëtarësimi në CERN do t'u ofrojë atyre mundësinë për të marrë pjesë në projektet më prestigjioze dhe më sfiduese në botë”, theksoi Brnabiç.

Organizata Europiane për Kërkime Nukleare (CERN) operon me laboratorin më të madh të fizikës bërthamore në botë. E themeluar në vitin 1954, organizata e ka selinë në periferi të Gjenevës, në kufirin franko-zviceran.  

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy