
Po bashkohet apo po shkohet drejt shpërbërjes Partia Demokratike, pas gjithë atyre problemeve dhe ndryshimet nëpër të cilat po kalon?
Për gazetarin dhe ish-zyrtarin për media në këtë parti, Patrik Sadikaj, i ftuar në “MCN live”, ky bashkim nëse nuk ndodh, do të coj edhe në humbjet në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Sipas tij, kushdo që do të fitoj të drejtën legjitime juridike në këtë, parti, duhet të filloi të mendoj direkt në procesin e bashkimit.
Zgjedhjet lokale janë mënyra më e mirë për të treguar peshën që ka një parti. Ajo që mua më shqetëson në situatën brenda PD edhe pse janë struktura të njëanshme për momentin, problemi më i madh është që në zgjedhjet lokale, sado të jenë aleatët që të mbledhin vota, po nuk ndodh bashkimi, përçarja dhe ndarja do të jenë më të thella. 6 marsi, është më i thellë se kaq, ishte humbje për të gjithë.
Nëse nuk bëhemi bashkë, nuk e fitojmë betejën përballë Ramës, por të shkojmë kështu në zgjedhje, sa më shumë merremi me njëri-tjetrin, sa më shumë jemi të përçarë ne, Rama fërkon duart dhe fiton pushtetin.
Për Sadikaj, nuk ka rëndësi kush është kryetari, porse duhet një projekt i qartë politik dhe i qartë që do të ofrojë alternativë.
Nuk ka rëndësi kush do të jetë kryetari, por problemi është se në këtë situatë nuk bindim dot njëri-tjetrin, jo më masën.
PD të kthehet në alternativë, të ofrojë një alternativë, nuk më intereso se kush është kryetari, nuk më intereson lidershipi, duhet një filozofi, një projekt politikë, një program i qartë, që nuk e kam parë deri tani.



