
Mbi 35 mld euro janë premtuar për 6 vende e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që paketa 6 miliardë euro, nga të cilat 2 janë grante dhe të tjerat kredi të buta janë ofruar për projekte për Shqipërinë.
Ilir Aliaj, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, në një komunikim për “MCN economy”,teksa numëron fondet e BE për tregun e përbashkët rajonal për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vlerëson se Shqipëria gjatë dorëzimit të projekteve në Bruksel, nuk i çon siç duhet.
Vetëm përmes Procesit të Berlinit, i cili në fakt është proces politike por që sigurisht financimet i merre nga BE, kur vjen puna te pjesa ekonomike dhe financiar, duhet ti shohim pas gjërat më konkretisht.
Kemi 30 miliard € që nga 2014-2027 për Ballkanin Perëndimor. 16 miliardë deri në 2023, dhe vetëm 14 miliardë € nga 2024-2027. Çështja që ne duhet të pyesim është se sa përfiton Shqipëria nga kjo? Në pjesën e 2014-2023, pra tre vitet e fundit Shqipëria ka përfituar respektivisht 7% të tortës, 11% dhe 13% me vitin 2023. Sipas parashikimeve janë 14 miliardë € që janë për gjashtë vendet e BP, për këto vite dhe Shqipëria do të përfitojë 863 milionë € për këto vite të tjera dhe pyetja që i shtohet është si ka mundësi dhe pse ne nuk dorëzojmë projekte dhe edhe nëse i dorëzojmë ato projekte nuk i realizojmë ashtu siç duhet dhe një vend që është afër me ne, Serbia ka përfituar nga Procesi i Berlinit përmes planit të Ballkanit Perëndimor, dy projekte shumë të mëdha infrastrukturore dhe ne çdo gjë e japim me koncesion. Pse duhet ta japi çdo gjë, kjo duhet të shihet mirë.
Sipas Aliaj, BE të fton për paratë dhe projekte por të kushtëzon me zbatimin e tyre, për çfarë Shqipëria jo shpesh nuk shfaq transparence.
Pra, e para shtrohet pyetja sa dorëzojmë projekte në Bruksel dhe e dyta si i përthithim ne këto fonde. Sepse ne në 2025 do përfitojnë linja e trenit Tiranë-Durrës, pra ne bëjmë 32 km e bëjmë në 2025 që ka filluar që në 2018 kurse Serbia e përfundon në 2025 trenin e shpejtësisë së lartë nga Beogradi në Budapest.
Duhet të jemi të vërtetë me veten tonë. Ato na thonë ja ku i keni paratë, hajde merreni. Por sigurisht që duhen seriozitet në zbatimin e këtyre projekteve dhe transparencë. A i kemi në këto.



