Sekuestrohet rreth 9 kg hashash në një pikë karburanti në Korçë, ndërkohë policia ka arrestuar dy vëllezrit kapurani dhe një person tjetër. Droga ishte fshehur në një dhomë që shërbente si depozitë uji në karburantin në pronësi të Petro Kapuranit në Dishnicë të Korçës.



