Llabani: Operacioni i SPAK dhe BKH, pa përfshirjen e policisë. Për vrasjet e bujshme të 2019-ës, të përfshirë njerëz me uniformë  (VIDEO)

Llabani: Operacioni i SPAK dhe BKH, pa përfshirjen e policisë. Për vrasjet e bujshme të 2019-ës, të përfshirë njerëz me uniformë (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani për mega operacionin e orëve të fundit të SPAK të shtrirë në disa qytete, thotë se vjen në kuadër të përgjimeve të kryera përgjatë viteve 2010-2020.

Nga studio e MCN Live, Llabani tha se janë 43 urdhër arrestesh nga të cilat 9 të ekzekutuara, ndërkohë që nuk mund të pritet zyrtarisht të bëhen të ditura detajet dhe emrat nga kërkesa e SPAK për kontrolle në banesat e disa kontigjentëve nga më të rrezikshëm, si bosët e krimit.

Sipas saj, një operacion i tillë ishte i pritshëm në kuadër të operacionit “Metamorfoza 2” dhe ka të bëjë me disa vrasje të bujshme në 2019, për eliminimin e kundërshtarëve të krimit.

Janë po të njëjtët personazhe që kamuflohen me njeri tjetrin, sot kemi arritur në urdhër arreste që vetëm pak kohë më parë nuk ishin si rivali kryesor i Eris Martinaj, Indrit Dokle.

Pak ditë më parë SPAK dhe oficerë të shumtë kanë zbarkuar në një prej zonave më luksoze me vila në Tiranë në Lundër në vilën e Indrit Dokles.

Rezultoi se Indrit Dokle kishte tre banesa në posedim të tij, sigurisht që Dokle nuk është gjetur në banesë.

Edhe sot nuk dimë sa urdhra arrestesh janë ekzekutuar se pjesa më e madhe e personave nuk ndodheshin në banesë.

Në takimin e fundit me prokurorin që ka dosjen “Metamorfoza 2”, na është deklaruar se në këtë dosje të dytë ka një katapultim të numrit dhe emrave të lartë të Policisë së Shtetit të përfshirë në krime, nuk dimë ku mbaron policia dhe ku fillon krimi kaq të përfshirë ishin zyrtarë të lartë policie në njoftime që iu japin grupeve kriminale.

Bëhet fjalë për individë që kanë shumë para dhe mund të kenë bërë ndërhyrje vizuale, dhe mund t’i kemi mes nesh.

Emra të përfolur si grupi Avdylaj në Shijak, është shumë e çuditshme se si dosjet e tyre nuk kanë konkluduar në rezultate hetimore, sot kthehen sërish këta individë, apo Durim Bami.

Janë kontrolluar banesat e tyre me qëllim arrestimin. Se kush është arrestuar nuk dihet ende.

Pjesa më e madhe e hetimeve të SPAK dhe BKH janë bërë pa përfshirjen e policisë.

FNSH dhe repartet e tjera janë njoftuar vetëm në orët e fundit pa ditur ku dhe për çfarë do kryhej operacioni.

Kohët e fundit kemi pasur ndërrime të shefave të komisariateve në këto qytete sa nuk janë parë kurrë më parë. Pres deri ku do shkojë goditja në radhët e policisë.

Po flasim për një hetim për vrasje që kanë ndodhur në zonën e Shijakut, Niklës dhe Durrësit dhe shtrirja është bërë në qytete të tjera, për shkak se mund të jenë fshehur atje.

Në këtë operacion do të ketë edhe njerëz që mbajnë uniformën e policisë. Në këto qytete ku është shtrirë operacioni të gjithë shefat e komisariateve që kanë qenë në detyrë në atë periudhë, janë të përfshirë.

Në këto komunikime nuk ka pasur vetëm komunikime, ka patur video, foto, ka shumë ngjarje që sot SPAK në dosjen e tij lidhur me këto hetime e ka shumë të qartë se kush ka vepruar dhe si ka vepruar.

Makinat blinduara të Durim Bamit i mbajnë personazhe shumë të njohur. Do të shohim nëse ky operacion do të jetë final.

Fakti që këta njerëz janë ricikluar dhe kanë dalë sërish në treg, pavarësisht se ngjarjet kanë ndodhur në 2019, tregon se këta njerëz janë sërish aktiv. Këta kanë shkuar për kontroll dhe në shtëpinë e Ervis Martinaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy