Lukashenko: Prigozhin është në Rusi
Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili udhëhoqi një rebelim të armatosur jetëshkurtër në Rusi muajin e kaluar është në Rusi.
Një deklaratë e tillë vjen nga Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko në një komunikim me mediat ditën e sotme.
“Pse më pyesni se ku ndodhet sot kompania ushtarake private Wagner dhe drejtuesi i kësaj kompanie? Kjo kompani, ju e kuptoni shumë mirë, është ruse. Prandaj, pyetja është e qartë se nuk është për mua. Me sa jam i informuar, luftëtarët janë luftëtarë shumë seriozë dhe janë në kampet e tyre të përhershme. Sa i përket Yevgeny Prigozhin, ai është në Shën Petërsburg. Ku është sot në mëngjes? Ndoshta ka shkuar në Moskë, ndoshta diku tjetër, por ai nuk është në territorin e Bjellorusisë”, tha Alexander Lukashenko.
Vendndodhja e Prigozhin ka qenë një mister që kur ai u pa në Rusinë jugore gjatë rebelimit.
Sipas një marrëveshjeje për t’i dhënë fund kryengritjes, akuzat kundër Prigozhin u hoqën dhe ai do të lejohej të transferohej në Bjellorusi.
Lukashenko ndihmoi ndërmjetësimin e marrëveshjes për t’i dhënë fund kryengritjes.