Vendet e BE-së nga 160.000 refugjatë kanë pranuar vetëm 31.500

Vendet e BE-së nga 160.000 refugjatë kanë pranuar vetëm 31.500

Të dhënat e Bashkimit Evropian (BE) mbi planet për vendosjen e refugjatëve në vendet anëtare dëshmojnë se BE-ja vazhdon të mos i përmbushë premtimet e saj për vendosjen e refugjatëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i BE-së ka publikuar raportin "Axhenda e BE-së për migracionin: Përforcimi i suksesit të arritur", ku janë të paraqitura informacione për vendimin e BE-së për të vendosur 160 mijë refugjatët që ndodhen në Itali dhe Greqi në vendet e anëtare të BE-së, si dhe informacione rreth numrit të refugjatëve që duhet të zhvendosen nga Turqia në vitin 2016 në kuadër të marrëveshjes BE-Turqi. 

Në muajin shtator të këtij viti përfundoi afati i Komisionit të BE-së, e cila në vitin 2015 premtoi se deri në këtë kohë do të zhvendos në vendet anëtare 160 mijë refugjatët që ndodhen në Itali dhe Greqi. Vendeve anëtare që nuk i përmbushën kuotat e tyre për pranimin e refugjatëve iu bë thirrje që të vazhdojnë të pranojnë refugjatë. 

Në raport thuhet se vendet anëtare kanë pranuar 31 mijë e 500 refugjatë, si dhe theksohet se Çekia pranoi 12 refugjatë, ndërsa Hungaria dhe Polonia nuk kanë pranuar refugjatë. 

Anëtar i Komisionit të BE-së për Migracion, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, i cili në një konferencë shtypi prezantoi raportin, deklaroi se: "Shpresoj që Hungaria, Polonia dhe Çekia të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre në lidhje me refugjatët dhe të fillojnë të pranojnë refugjatë”. 

Premtimet e dhëna ndaj Turqisë nuk janë përmbushur

Sipas marrëveshjes për refugjatët të nënshkruar mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016, vendet anëtare duhej të pranonin 72,000 refugjatë nga Turqia, por sipas të dhënave të publikuara në raport numri i refugjatëve të cilët janë zhvendosur nga Turqia në BE është vetëm 11,354.

Ndër të tjera, në raport theksohet se marrëveshja për refugjatët BE-Turqi ka ofruar mundësi për t’u ballafaquar në mënyrë efektive me krizën e refugjatëve në Mesdhe dhe se marrëveshja vazhdon të japë rezultate konkrete duke reduktuar numrin e refugjatëve të paligjshëm dhe duke reduktuar në përmasa serioze kalimet ilegale në Detin Egje. 

Gjithashtu në raport thuhet se në kuadër të marrëveshjes së refugjatëve, BE-ja deri në fund të vitit do ti transferojë Turqisë shumën prej 3 miliardë euro. Por, sipas raportit që komiteti ekzekutiv i Komisionit të BE-së ka publikuar më 11 nëntor, mësohet se BE-ja nga fondi 3 miliardë euro që ka premtuar të sigurojë për refugjatët sirianë në Turqi, ka transferuar vetëm 908 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy