
Është betuar sot para Presidentit Konstantinos Tasoulas qeveria e re e Kryeministrit grek Kyriakos Mistotakis, i cili ndryshoi dy ministra, atë të Financave dhe atë të Transportit pas protestave masive që u zhvilluan pas aksidentit të rëndë hekurudhor ku vdiqën 57 persona.
Fillimisht ministrat e rinj bënë një betim fetar dhe më pas nënshkruan për të marrë detyrat e tyre. Sipas informacioneve, kryeministri në fjalën e tij hyrëse tha se mesazhi i riorganizimit është “ripërtëritje dhe veprim dhe slogani ynë është më i shpejtë dhe më i guximshëm”.
“Ne po gjejmë përsëri horizontin tonë të qartë. Mesazhi i reformës është i dyfishtë: Ripërtëritje dhe veprim për të bërë më të mirë jetën e qytetarëve. Motoja jonë: Më shpejt, më guxim. Unë e mirëpres brezin e 40-vjeçarëve”, tha Mitsotakis.
Efektiviteti i qeverisë së re do të monitorohet në intervale të rregullta nga vetë Kryeministri.
Një rol mbikëqyrës në punën e ministrave do të ketë edhe Kostis Hatzidakis, dhe së bashku me Akis Schertsos, ata do të monitorojnë aktivitetet në çdo sektor.
Riorganizimi i shumëpërfolur , i cili tenton të sinjalizojë një rifillim të qeverisë, është paralajmëruar, në vazhdën e mocionit të mosbesimit dhe mobilizimeve masive për Tempin.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave- Kyriakos Pierrakakis
Ministria e Punëve të Jashtme- Georgios Gerapetritis
Ministria e Mbrojtjes- Nikos Dendias
Ministria e Brendshme- Thodoris Livanios
Ministria e Sportit- Sofia Zacharaki
Ministria e Shëndetësisë- Adonis Georgiadis
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit- Christos Dimas
Ministria e Zhvillimit- Takis Theodorikakos
Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale- Niki Kerameos
Ministria e Mbrojtjes së qytetarëve- Michalis Chrysochoidis
Ministria e Drejtësisë- Giorgos Floridis
Ministria e Kulturës- Makis Voridis
Ministria e Kohezionit Social dhe Familjes- Domna Michaelidou
Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit- Kostas Tsiaras
Ministria e Marinës Tregtare dhe Politikës Ishullore- Vassilis Kikilias
Ministria e Turizmit- Olga Kefalogianni
Ministria e Ndërqeverisjes Digjitale- Giannis Kefalogiannis
Ministri i Shtetit- Akis Skertsos



