Emrat/ Kapen me doza kokaine në makinë, dy të arrestuar në Shkodër

Emrat/ Kapen me doza kokaine në makinë, dy të arrestuar në Shkodër

Dy persona një djalë dhe një vajzë kanë përfunduar në prangat e policisë pasi janë kapur duke lëndë narkotike në ambiente të ndryshme. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, duke u bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë vijuar kontrollet në Shkodër, ku si rezultat i kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit Ermal Dhampiraj, 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër dhe Samanta Dedushi, 22 vjeçe, banuese në Shkodër.

Në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin Ermal Dhampiraj dhe pasagjere shtetasen Samanta Dedushi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në automjet është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shpërndanin droga të forta në doza, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy