KPK shkarkon nga detyra kryetarin e Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu

KPK shkarkon nga detyra kryetarin e Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra kryetarin e Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehun.

KPK zhvilloi seancën dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Isuf Shehu, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës me datë 12 nëntor.

Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi pas vlerësimit të prova dhe fakteve konstatoi se subjekti i rivlerësimit, fshehu deklarimin e pasurisë dhe vendosi sot shkarkimin e  kryetarin e Gjykatës së Kukësit.

Në seancën e sotme, KPK zbardhi vendimin e shkarkimit nga detyra të kryetarin e Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehun.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy