Kryeministri Edi Rama mbajti në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE për ditën e Europës.
Rama tha se sot dita e Europës, na gjen një situatë tejet të jashtëzakonshme që na pamundëson ritualet e zakonshme në kremtimin e kësaj dite të veçantë duke falënderuar udhëheqësit e BE-së për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë.
Kreu i qeverisë zbardhi diskutimet me presidentin e komisionit europian, me komisionerin e zgjerimit me presidentin e këshillit për të përfshirë dhe BQE në këtë ndihmë përmes një ndërveprimi përmes BSH dhe bankave kombëtare të rajonit dhe Bankës Europiane për të lehtësuar në mënyrë të ndjeshme të gjithë procesin që ka të bëjë me financimin e ekonomisë.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se është gati që të ulet në një tryezë me Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe aktorët e tjerë për cështjen e integrimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave, për vullnetin e përbashkët për anëtarësimin në BE.
" Jemi shumë të interesuar për t'u ulur në një tryezë të gjerë me Presidentin, kreun e opozitës, me përfaqësuesit e institucioneve të pavarura, ku të shprehim vullnetin e përbashkët.
Duhet të ulemi në një tryezë ku të shfaqim idetë tona për të dhënë mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces ku askush nuk ka mendje tjetër", tha Rama.
Ndërkohë që ka treguar edhe emrin e kryenegociatorit me BE-në, i cili do të jetë Zef Mazi.
" Të gjithë duan integrimin e Shqipërisë në BE. Kemi ngritur grupin negociator. Është një personalitet pa të sharë, edhe pse ka akuzuar edhe qeverinë tonë, por kjo është një arsye më shumë për ta përfshirë në këtë proces. Është i gjithëpranuar për dijen dhe aftësitë e tij në pozicione të ndryshme. Ambasadori Zef Mazi do të jetë kryenegociatori dhe me një grup do të jenë regjia e betejës për negociatat", u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur të gjitha akuzave lidhur me ndërhyrjen në fondet e BE-së. Në fjalën e tij, Rama tha se ato para nuk mund të preken pasi po monitorohen rreptësisht nga përfaqësues të unionin.
“Dua të theksoj se ndihmës së angazhuar deri tani të BE për të përballuar situatën e kësaj luftë do i shtohet edhe më tej ndihma nga buxheti evropian në gjysmen e dytë të vitit 2020. Dua të them se pas disa bisedimeve kemi marrë një aprovim për të përfshirë edhe bankën qëndrore evopiane në këtë ndihmë për të lehtësuar procesin që ka të bëjë më financimin e ekonomisë në kushtet kur në këtë situatë vendet si ne e kanë të vështirë balancimin e ekonomisë.
Vazhdim instensiv i punës për rindërtimin. BE do përfshihet drejtpërdrejt këtu në 2 drejtime: shkollat dhe restaurim të monumenteve të kulturës. Është fantastike që kemi instrumenta financiar që ta bëjmë Shqipërinë shembull.
Asnjë ditë delegacioni, ambasadori, njërzit në Bruksel nuk na ka lënë vetëm në këtë proces. Fjala më e urryer për ju është durim , por është më e vyera tani. Vonesa e krijuar nuk është e jashtëzakonshme, por objektivi për të kthyer në shtëpi ata që i humbën ato mbeten në fuqi.
Nuk mund të bëjmë t’i bëjmë të gjitha në këtë kohë pandemie, por do bëjmë pjesën më të madhe të tyre. Për ekonominë , jemi të rrezikuar nga injoranca mungesa e durimit, që con në konkluzione se virusi është komplot etj etj. Puna me sistemin shëndetësor vazhdon falë edhe BE, për ata që thonë se paratë e BE janë vjedhur u them se ato sapo kanë filluar të rimbursohen, s’janë para që vijnë me valixhe por fonde që strukturohen dhe monitorohen nga vetë BE. Falenderoj në fund BE që na rrinë pranë në cdo hap”, tha Rama.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca u shpreh se unioni do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian.
Mbështetja për Shqipërinë, tha ai vijon me ndihma me donacione dhe kredi me interesa të vogla miliona euro. "230 mln euro janë përcaktuar për Shqipërinë, 4 mln menjëherë për shëndetësisë, por edhe pajisjet për personelin mjekësor, do të vijojmë edhe këtë javë. 45 mln euro të tjera do të jenë gati në korrik për mbrojtjen sociale për pjesën më të cenueshme të shoqërisë. BE ka vendosur 480 mln euro për huamarrje, do të jenë të disponueshme në fillim të korrikut. BE-ja në rajon është donatori më i madh këtu dhe është e rëndësishme të mos e harrojmë. Do të ketë edhe një plan ekonomik të investimeve në 6 mujorin e dytë të vitit për rimëkëmbjen, transportin, energjinë dhe infrastrukturën. Data 25 mars për çeljen e negociatave është historike, Shqipëria është në segmentin e fundit të reformave. Java e Europës e 2020 është ndryshe nga të tjerat, por e fortë se së bashku jemi më të fortë" tha ai.



