Legalizohen dy objekte kulti në Lushnjë e Kavajë

Legalizohen dy objekte kulti në Lushnjë e Kavajë

Me rastin e Fitër Bajramit, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare Artan Lame i ka dorëzuar Myftiut Gramoz Blliku vendimin e legalizimit të “Xhamisë së Madhe” në Lushnjë, teksa lajmëroi se edhe objekti i kultit në Kavajë, Golem, do të marrë lejen e legalizimit sot.

Lame tha se ky proces ishte përgatitur para zgjedhjeve.

“E kishim përgatitur që përpara zgjedhjeve, por në atë batërdinë e atyre ditëve, që u sulmuan ngado që po përdoret institucioni kadastrës për zgjedhjet, ne vendosëm ta lëmë pas zgjedhjeve. Edhe një objekti të kultit tjetër në Kavajë, po i japim sot lejen e legalizimit”,tha Lame.

Ai i’u përgjigj edhe akuzave të PD.

“Nga ana e PD, të paktën mbi 20-të raste, deri më tani, janë bërë denoncime në prokurori drejtuar kadastrës, që ka abuzuar gjatë fushatës zgjedhore. Është hera e parë që një institucion është kallëzuar në prokurori se ka kryer detyrën. Kadastra ka dhënë shërbime kadastrale, duke dhënë certifikata bujqësore, certifikata legalizimi përgjatë gjithë vitit. Ndryshimi mes muajve të fushatës dhe para muajve të fushatës është fare i lehtë, për të mos thënë i paperceptueshëm. Pa dashur ta dramatizoi, por si thotë populli, unë ziu me dy pleq, s’di kujt t’ja prish e kujt t’ja ndreq. Po të bëjë normën më bërtet Basha, po mos të bëjë normën, më bërtet Rama. Unë nuk e di si të veprojë tanimë”,- tha Lame.

“PD u fokusua shumë tek legalizimet, ndërsa kadastra s’ka fokusimin kryesor në këtë moment legalizimet, por përkundrazi fokusi ka qenë tek certifikatat e tokës bujqësore 18 700 të tilla, shifër e paimagjinueshme e çdo lloj viti”,- shton Lame.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy