“Përmbytjet do përkeqësohen vit pas viti”, Diku: Kemi shkatërruar pyjet e lumenjtë! Betoni s’ka efekt përthithës

“Përmbytjet do përkeqësohen vit pas viti”, Diku: Kemi shkatërruar pyjet e lumenjtë! Betoni s’ka efekt përthithës

Abdulla Diku, ekspert mjedisi, duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv për përmbytjet në Shqipëri tha se ato do të përkeqësohen vit pas viti. Diku tha se arsyet janë shkatërrimi i pyjeve që ka pakësuar sipërfaqet e gjelbra, cenimi i ekosistemit në lumenj, përrenj, si dhe betonizimi i qyteteve. 

 

“Ka një farë ndryshueshmërie në reshjet vitet e fundit. Nëse kemi patur 1500 mm shi në vit, tashmë kjo sasi reshjesh bie në një fashë kohore më të ngushtë. Lidhet me ndryshimet klimatike. Elementi i dytë ka të bëjë me djegien dhe shkatërrimin e pyjeve dhe pasojat janë këto që shohim. Ajo që cedon ka të bëjë me keqmenaxhimin e situatës, ose me mospërgatitjen në kohë për përgatitjen me situata të tilla. 

 

S’është moti, por është njeriu, që s’është përgatitur për të përballuar situata të tilla emergjente. Një nga arsyet pse kemi më shumë përmbytje është vendosja e banesave që historikisht kanë qenë të rrezikuara për t’u përmbytur, dhe mungesa e infrastrukturës së gjelbër dhe blu në qytete. Kemi vetëm infrastrukturë gri që s’ka asnjë efekt përthithës dhe e gjithë sasia e reshjeve derdhet menjëherë në kanal. 

 

Efektet e përmbytjeve do vijnë duke u përkeqësuar vit pas viti pasi kemi më pak sipërfaqe të gjelbëra. Vetëm vitin e kaluar janë djegur 60 hektarë pyje dhe kullota. Kemi ngritur shqetësimin e marrjes së inerteve në lumenj. E dyta ka të bëjë me hidrocentralet e vegjël, që sforcon shumë jo vetëm shtratin por edhe brigjet e përrenjve dhe lumenjve. Kemi cenuar rëndë ekosistemin natyror të një lumi dhe përroi”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy