BE ka marrë në mbrojtje ambasadoren e saj në Tiranë dhe i ka lidhur sulmet ndaj saj me reformën në drejtësi. “Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për shpifjet që janë shfaqur në shtyp kundër Delegacionit të BE-së dhe Kreut të Delegacionit në Shqipëri, Ambasadores Romana Vlahutin. BE-ja shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë tek Ambasadorja dhe gjithë i ekipi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre”, kjo ëshë deklaratë e Maja Kocijançiç, Zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit. “Delegacioni do të vazhdojë, me përkushtim dhe në koordinim të ngushtë me institucionet e BE-së, ta shoqërojë Shqipërinë në reformën e saj të vështirë të shtetit ligjor për të vendosur një sistem gjyqësor të qëndrueshëm dhe të besueshëm, të cilin qytetarët e Shqipërisë e duan dhe e meritojnë. Shqipëria është një vend kandidat, që siç konfirmohet nga raporti i Komisionit i nëntorit 2016, po bën progres të fuqishëm drejt BE-së dhe ne do të ofrojmë vazhdimisht mbështetjen tonë që ky vrull të vazhdojë", përfundon deklarata.



