Dëmtimi i interesit kombëtar në Zimbabve mund të jetë i vlefshëm për jetën. Një ligj i ri i ashtuquajtur “patriotik” prezanton dënimin me vdekje për ata që qëllimisht dështojnë të mbrojnë interesin kombëtar.
Dispozita e nënshkruar nga presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnandagwa, i jep fund përfundimisht lirisë së shprehjes dhe e zhvendos Zimbabvenë në kategorinë e vendeve nën diktaturë.
Kjo nuk është një përvojë e re, pasi diktatori Robert Mugabe, e ka aplikuar më parë.
Jo vetëm kaq, por para se të ndahej nga jeta, ai ishte betuar se fantazma e tij do ta ndjekë vendin përgjithmonë.
Fantazmë e cila u rimishërua në mënyrë të përsosur në diktatorin aktual, Mnangagwa, i cili erdhi në pushtet me një grusht shteti në 2017 duke rrëzuar vetë Mugabe.
Në vend, çdo zë kundërshtues është i heshtur. Nënshkrimi i dispozitës vjen në një moment vendimtar për vendin, kur zgjedhjet për Presidentin duhet të mbahen më 23 gusht.
Tani, në Zimbabve, konsiderohet krim të “dëmtosh qëllimisht sovranitetin dhe interesin kombëtar” të vendit dhe kushdo që merr pjesë në takime me njerëz që mbrojnë sanksione kundër Zimbabvesë do të ndëshkohet.
Një ligj shumë i “paqartë”, i cili u lë shumë liri manovrimi atyre që qeverisin dhe që mund të vendosin sipas dëshirës se çfarë është e keqe dhe çfarë është e mirë për vendin.
Me pak fjalë, një ligj “patriotik” që do të bënte të mundur dënimin me vdekje të njerëzve të perceptuar, si kritikë ndaj qeverisë.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.