Muka: Shiu “lau” propagandën e qeverisë. Përparësi i është dhënë pushtetit dhe jo punësimit të njerëzve të aftë që marrin masa parandaluese (VIDEO)

Muka: Shiu “lau” propagandën e qeverisë. Përparësi i është dhënë pushtetit dhe jo punësimit të njerëzve të aftë që marrin masa parandaluese (VIDEO)

Katastrofat e përsëritura natyrore, nga zjarret gjatë verës deri te përmbytjet në vjeshtë, nuk janë fatkeqësi të pashmangshme, por pasojë direkte e një zinxhiri të gjatë neglizhence institucionale, shprehet eksperti i arsimit Taulant Muka, në një komunikim për “MCN Live”.

Sipas Mukës, situata e krijuar lidhet drejtpërdrejt me faktin se në vend i është dhënë përparësi pushtetit politik dhe jo punësimit të njerëzve të aftë dhe profesionistëve që mund të planifikojnë dhe të marrin masa parandaluese ndaj fenomeneve natyrore.

Kapacitetet profesionale krijohen kryesisht në universitete, të cilat përgatisin inxhinierë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të domosdoshëm për planifikimin territorial dhe menaxhimin e situatave emergjente. 

Edhe pse Shqipëria ka ekspertë, shumë pak prej tyre përfshihen realisht në strukturat shtetërore vendimmarrëse.

Kjo ka ndodhur gjatë 35 viteve demokraci, ku më shumë rëndësi i është dhënë partisë dhe pushtetit sesa punësimit të njerëzve të ditur dhe të aftë në institucionet shtetërore. 

Ai shton se gjendja e krijuar këto ditë reflekton edhe dëmin e madh që i është bërë arsimit ndër vite.

 Sipas tij, një shi i vetëm mjaftoi për të “larë” propagandën jo vetëm të qeverisë aktuale, por të të gjitha qeverive që kanë drejtuar vendin gjatë këtyre 35 viteve.

Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet planifikimi i masave parandaluese ndaj fenomeneve natyrore. 

Është dija ajo që na mëson se çfarë masash duhet të marrim për të parandaluar përmbytjet, rrëshqitjet apo zjarret. Pikërisht këtu ne çalojmë. 

Mjaftoi një shi i vetëm për të “larë” propagandën jo vetëm të qeverisë aktuale, por të të gjitha qeverive që kanë drejtuar vendin gjatë këtyre 35 viteve.

Edhe pse investimet publike në vend kanë kosto shumë më të larta krahasuar me vendet e tjera të Evropës, rezultatet mbeten të pakënaqshme. 

Shpenzojmë shumë, por bëjmë pak, sepse në krye të institucioneve kemi njerëz që nuk i përkasin fushave përkatëse. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy