Athinë, arrestohen në aeroport 21 neo-nazistë italianë

Athinë, arrestohen në aeroport 21 neo-nazistë italianë

Arrestohen në aeroportin e Athinës, 21 neo-nazistë italianë, të cilët kishin mbërritur në qytet për të marrë pjesë në mitingun e ekstremit të djathtë në periferi të Neo Iraklio.

Tubimi i sotëm u organizua nga rrjetet lokale të ekstremit të djathtë, si Fronti Helen dhe Autonomia e Athinës, për të përkujtuar vdekjen e dy militantëve nga partia neo-naziste, tashmë e shpërbërë Agimi i Artë, më 1 nëntor 2013.

Në atë kohë, dy militantë u qëlluan për vdekje jashtë selisë së partisë, ndërsa personat përgjegjës për vrasjen nuk u identifikuan kurrë.

Në vitin 2020, drejtuesit e Agimit të Artë u dënuan për pjesëmarrje në një komplot kriminal dhe partia u shpërbë.

Sipas burimeve nga policia helene, autoritetet kishin siguruar informacione për arratisjen e 21 italianëve të ekstremit të djathtë, të cilët i ishin përgjigjur thirrjeve të organizatorëve të mitingut, të dërguara nëpër Europë.

Njëzet e një shtetasit italianë u ndaluan për të nisur procedurën administrative të dëbimit ndaj tyre për arsye sigurie kombëtare.

E përballur me rrezikun e përplasjeve të mundshme ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës ndaloi si tubimin përkujtimor ashtu edhe demonstratat e tjera të paralajmëruara nga anëtarë të organizatave antifashiste greke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy