Afera e inceneratorit të Fierit, SPAK ankimon vendimet e GJKKO (VIDEO)

Afera e inceneratorit të Fierit, SPAK ankimon vendimet e GJKKO (VIDEO)

SPAK ka vendosur të ankimojë vendimin e GJKKO për dënimet lidhur me të pandehurit për aferën e inceneratorit të Fierit.

Ankimimi i SPAK lidhet me konfiskimet e pasurisë dhe pafajësinë e Ariola Kodrës, Arben Dervishajt dhe Juri Imerajt.  

SPAK ka ankimuar po ashtu edhe heqjen e sekuestros dhe mos konfiskimin e pasurisë së Alqi Bllakos, që e ka në emër të babait Edmond Bllako. 

Gazetari Arsen Rusta raporton për MCN Live se:

MCN Live është interesuar pranë Prokurorisë së Posaçme dhe prokurori Dritan Prençi që ka përfaqësuar akuzën në hetimin për inceneratorin e Fierit , ka vendosur të ankimojë vendimin. SPAK kundërshton mos konfiskimin e apartamentit në pronësi të familjes së ish-deputetit dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, z. Alqi Bllako. Ishte një apartament në pronësi të babait të tij Edmond Bllako. Gjykata vendosi që sekuestro të hiqet dhe të dënoj z.Bllako me 2 vite e 8 muaj, nga ana tjetër të rrëzoj akuzën 'shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim'. Sa i përket pasurive të ish-ministrit Lefter Koka, SPAK s'ka një pretendim, pasi është çka SPAK ka kërkuar. Nga ana tjetër  ka ankimuar vendimin për pafajësi të Ariola Kodrës, administratores së inceneratorit të Tiranës, si dhe Imerajt e Dervishit, që kanë marrë pafajësi. 

I pyetur se çfarë mund të ndryshojë ankimimi i SPAK, Rusta thotë:

Në rast të pranimit të ankimit të prokurorit Dritan Prençi, gjykata duhet të rrisë dënimet dhe asetet e konfiskuara. Në rast të refuzimit të ankimimit do të mbeten në fuqi këto vendime".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy