
Kompania që ka bërë penetration test në sistemin shqiptar është paguar 2 miliardë lekë. Ky test, i cili vë në provë sigurinë e sistemit, dhe kërkohet edhe nga kompanitë e mëdha të teknologjisë, është bërë në Shqipëri nga një kompani private e kontraktuar nga AKSHI. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, idenë e një penetration test e hodhi eksperti i IT, Gent Progni. Ndërsa eksperti Endri Meksi tha se një test i tillë është bërë nga një kompani private e kontraktuar nga AKSHI.
Progni: Shteti të bëjë një ligj që t’u japë mundësi të rinjve shqiptarë të bëjnë sulme penetration test, pa u dënuar. Sot nëse bën një test të tillë, rrezikon deri në 7 vite burg.
Meksi: AKSHI ka paguar për këtë test. Ka kompani që janë paguar për të bërë këtë test.
Progni: Mendoj që do ulte kostot dhe do e përgatiste për cdo gjë që del.
Meksi: Këtë nuk mund ta bëjë një privat si hobi. Shteti të mbajë përgjegjësinë ose të gjejë atë te privati që ia ka besuar.
Progni: 1 milion dollarë jep Apple për atë që gjen vulnerabilitet.
Meksi: Është paguar 2 miliardë lekë të vjetra për atë penetration test.



