2 miliardë euro kredi të konservuara/ Tomorri: Edhe pas periudhës së ngrirjes, biznesi do të jetë në vështirësi

2 miliardë euro kredi të konservuara/ Tomorri: Edhe pas periudhës së ngrirjes, biznesi do të jetë në vështirësi

Çështja e dy miliardë euro kredive të konservuara deri në gusht nga bankat e nivelit të dytë, ku 150 milionë euro janë këstet e papaguara gjatë kësaj periudhe, për gazetarin e ekonomisë Klodian Tomorri duket se ka qenë e pranueshme. Në një analizë të tij për TvT, z.Tomorri, shprehet dyshues për faktin se cfarë do të ndodh më vonë, përsa i përket pjesës pas gjashtë muajsh, kur do të filloj edhe shlyerja e kredive, që ai e quan një periudhë jo fort të favorshme, meqë edhe biznezi do të përballet me vështirësi për shkak të rritjes së ulët ekonomike dhe një sër faktoresh të tjerë ekonomik.

“Me gjithë pikpytjet apo dyshimet ligjore qe kishte urdhri i përbashkët i kryeministrit dhe i guvernatorit i cili u rrëzoi apo i detyroj bankat që të ngrinin pagesat e kredive të qytetarëve, të biznesev apo klinentvë të tyre, duket sikur kjo direktivë është zbatuar totalisht, pra duket se ka pasur një konsensus edhe vetë bankat e kanë pranuar, pra të ngrijnë mbledhjen e kësteve të kredive përgjatë kësaj periudhe. Fakti që janë dy milard euro që kanë përfituar , tregon që kanë përfituar më shumë se gjysma e portofolit total të kredive në vend. Përsa i perket pjesës pa 6 muajsh, kur do të filloj shlyerja , besoj se rruga më e  mirë do të ishte një riskedulim në masë i kredive mes bankave dhe biznesit me qëllim që  të mos kishim një bllokim të pagesave, pasi që këto para të këkroheshin menjhërë ose mbrenda një periudhe, atëherë do të viheshin në vështirësi kredimarrësit dhe do të bënte që shumë prej tyre të mos shlyenin dot kreditë, duke sjell edhe rritje të kredive të këqija. Sigurisht që situata do të mbetet e vështirë edhe pas periudhës së ngrirjes , biznesi do të jetë sërish në vështirësi për shkak të rritjes së ulët ekonomike, për shkak të rënjes së konsumit, për shkak të uljes së kërkesave adekuate në ekonomi, rimëkëmbja do të jetë ë ngadaltë”.  

Përkitazi me idenë e kreut të Shoqatës së Bankave, Silvio Pedrazzi, se bankat e nivelit të dytë janë të gatshme të financojnë ndërtimin e Teatrit, për gazetarin ekonomik, Tomorri, kjo nuk mund të realizohet meqë tashmë bashkia e Tiranës, nuk ka preferuar kredinë e mrendshme, por atë të jashtme.

“Biznesi i bankave është të japësh para dhe ku ka më mirë se të japësh kredi qeverisë pasi presupozohet si kredia me e sigurt dhe pa risqe. Megjithatë unë mëndoj se bashkia e Tiranëës e ka gjetur kredinë që do të jetë një bankë e huaj, nuk mendoj që do të marrë kredi në trëgun e brendshëm për të financuar ndërtimin e teatrit”.

Përsa i përket sektorit të transportit, z.Tomorri, thotë se ky sektor ka qenë ndër më të goditurit gjatë periudhës së pandemisë. Sipas tij, qeveria e ka detyrimin të shoh dhe të realizoj ato kërkesar të cilat janë më të realizueshmë në terma financiar, për ti ndihmuar në kompenzimin e çdo dëmi ekonomik të këtij sektori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy