Ai kishte krijuar një rrjet të gjerë që shpërndante kokainë, heroinë, hashash, marijuanë si dhe metadon në të gjitha lokalitetet e Viddalba, por edhe në Tirreno në Liguria, Toscana dhe Brescia.
Policia italiane ka mundur të arrestojë 9 persona, ndërsa kreu i grupit ishte 45 vjeçari shqiptar Viktor Stefanaj, një fermer i padyshimtë në zonë dhe banues prej vitesh në Viddalba, i integruar mirë, i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Ai, megjithatë kishte kontakte të ngushta me Shqipërinë nga ku furnizohej me lëndë narkotike, kanalet e të cilës janë ende në hetim.
Ai bashkëpunonte ngushtë me shtetasin intalian, 34 vjeçarin Christian Fresi, me anë të të cilit furnizonin me drogë pjesën bregdetare të Sardinias, por edhe zona të caktuara në Milano.
34-vjeçari është zhdukur dhe është shpallur në kërkim nga policia. Operacioni i koduar “Padre nostro”, (ati ynë), ka çuar në pranga Stefanajn, i cili udhëtonte me një makinë, në bordin e të cilit kishte lëndë narkotike.
Ai është lutur me vete që të mos zbulohet. Gjatë arrestimit, është konfiskuar rreth një 1 kg drogë e përzier.
Gjatë hetimeve dyvjeçare, policia thotë se ka dokumentuar rreth 150 shkëmbime mallrash droge me vlerë mijëra euro.



