Katër shenjat më me fat të horoskopit dhe më e pafata për muajin prill, sipas Meri Shehut

Katër shenjat më me fat të horoskopit dhe më e pafata për muajin prill, sipas Meri Shehut

Astrologia Meri Shehu, jep parashikimin për 4 shenjat e horoskopit që do të jenë më me fat këtë muaj, në prill dhe shenjën e cila do të përballet me vështirësi.

4 shenjat më me fat për prillin:

Luani

Duhet të ndihen mirë për këtë pozicion se kanë qenë të lodhur, por mesa duket Luanët kanë një frymëzim të mirë, ndryshim, një udhëtim jashtë etj., që do t'i japë një hapësirë të re në fushat që ata dëshirojnë në karrierën apo jetën e tyre personale. Do jetë një periudhë e mirë për karrierën sidomos në fund të Prillit. Prapaskenat në lidhje me punën dhe shëndetit pas datës 23 fillojnë dhe i shqetësojnë, por janë të fshehta dhe nuk e prishin rrugëtimin e tyre.

Ujori

Deri në mesin e muajit do marrin këtë energjinë e mirë të krijimit, të ideve të reja, të jetës personale që deri në datën 12 duhet ta kenë rregulluar, duhet ta kenë menaxhuar ose deri në datën 20 do kenë një lloj ofensive të mirë. Do merren shumë me punët e shtëpisë pas datës 20, 23 dhe shtëpia do jetë ajo që do marrë vëmendjen kryesore dhe do jetë me begati.

Peshorja

Peshoret do jenë në një pozicion të këndshëm erotik por do kenë sulme dhe debate në marrëdhëniet në çift të cilat duhet t’i shikojnë me vëmendje për t’i rifilluar dhe për t’i rifreskuar këto marrëdhënie. Në momentin që i rifreskojnë mendoj që Peshoret nuk do merren aq shumë me jetën në çift sesa do merren me karrierën apo punët në përgjithësi. Pretendojnë një karrierë të rëndësishme pas datës 23, Marsi i jep gjithë vitalitetin dhe luftën që do bëjnë por gjithsesi është Mars jo Afërditë kështu që atyre do u duhet të dalin të ashpra dhe të vendosura.

Binjakët

Binjakët do e finalizojnë me sukses këtë periudhë të Prillit, do marrin shumë energji, do dalin në krye në mes të komunikimit, të rrugëve, të karrierës, të gjitha planet e punët shkojnë shumë mirë. Duhet të kenë parasysh shpenzimet ekonomike që fillojnë pas datës 23, duhet të investojnë ose të kërkojnë me forcë atë çfarë meritojnë në jetën personale apo ekonomike, duhet të jenë më strategjik dhe luftarakë për të marrë atë që duan. Ky do jetë një muaj të mirë dhe do i ngrejë në krye.

Shenja më e pafat e horoskopit për muajin prill:

Gaforrja

Në datën 12 Hëna e Re i jep një ndriçim në lidhje me karrierën, por edhe në datën 10 do kemi shumë lajme të mira personale. Gradualisht Gaforret duhet të mbledhin forcën dhe duhet të krijojnë më shumë kushte të mira për punët e tyre sepse Marsi që do futet në shenjën e tyre, mund të t’i japë një lloj nervozizmi nxitimi dhe të kenë një përballje me punët që kanë bërë. Marsi futet në datën 23 në shenjën e tyre dhe mund të më heqin të mirat që kanë arritur deri tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy