
Të enjten e ardhshme, më 5 tetor, Japonia do të fillojë lëshimin e serisë së dytë të ujit të trajtuar nga termocentrali bërthamor i Fukushima.
Operatori i uzinës, Tokyo Electric Poëer (Tepco), njoftoi lajmin, duke thënë se bëhet fjalë për një operacion që sipas të gjitha gjasave, do të ngjallë protesta të mëtejshme nga Kina.
Të dhënat në dispozicion, janë ekuivalenti i rreth 7800 tonëve që do të lëshohen në det gjatë 17 ditëve, e njëjta sasi si lëshimi i parë i kryer nga 24 gushti dhe që përfundoi më 11 shtator.
Pas vendimit, Pekini vendosi një ndalim total të importeve të produkteve të peshkut japonez, pavarësisht nga gjetjet e deritanishme që tregojnë se përqendrimi i tritiumit në ujë është nën standardet globale të sigurisë.
Qeveria e Tokios i ka kërkuar Pekinit të heqë ndalimin dhe të angazhohet që të mbështetet në provat shkencore, ndërsa ndërkohë përpiqet të ndihmojë industrinë vendase të peshkimit me stimuj ekonomikë dhe të zgjerojë destinacionet e eksportit.



