Ambasada kubane në Uashington u shënjestrua mbrëmjen e së dielës nga dy të shtëna me koktej molotov.
Lajmin e bëri me dije kreu i diplomacisë kubane, duke e përshkruar ngjarjen si një sulm terrorist.
“Ambasada Kubane në Shtetet e Bashkuara ishte objektivi i një sulmi terrorist të kryer nga një individ që hodhi dy kokteje molotov. Personeli (i ambasadës) nuk pësoi asnjë dëm", deklaroi Bruno Rodríguez në një mesazh të publikuar në rrjetin social X (ish-Twitter).



