
Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë këtë të premte në Elbasan, mbledhjen e shtatë te përbashkët midis dy vendeve, ku në fokus të diskutimeve pritet të jetë konsolidimi i marrëdhënieve midis dy vendeve.
Një një intervistë për MCN, këshilltarja e kryeministrit Rama, Odeta Barbullushi, zbulon se gjatë ditës së nesërme do të firmosen 16 marrëveshje, të cilat përfshijnë leje qendrimi për qytetarët kosovarë në Shqipëri dhe anasjelltas, njohja e siguracioneve në të dy vendet si dhe njësimi i diplomave universitare.
Barbullushi komentoi dhe nismën e Ballkanit të Hapur, për të cilën tha se nuk do ndikojë në marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, pasi angazhimi i qeverisë për këtë të fundit është më i madh se për nismat rajonale.



