Demokratët rifituan shumicën e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve.
Sipas Associated Press, e cila konfirmon parashikimet e mediave të ndryshme amerikane, demokratët kanë marrë 218 vende të Kongresit.
Në këtë mënyrë, ata do të kenë kontrollin e Dhomës për katër vjet rresht për herë të dytë që nga 1995, kur republikanët i dhanë fund 40 viteve të qeverisjes demokratike.
Demokratë do të kenë të paktën 218 vende në dhomën me 435 anëtarë.
Mazhoranca e tyre e mëparshme prej 232 vendesh u reduktua për shkak të rritjes së numrit të votuesve republikanë që ngritën peshën në Konngres me më shumë se një duzinë vendesh.
Me vendet e humbura në Dhomën e Përfaqësuesve dhe garën e pambyllur për Senatin, Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, pritet të përballet me pengesa të mëdha nga ligjvënësit republikanë në Kongres.



