
Filluan zgjedhjet rajonale në Saksoni dhe Brandenburg, të Gjermanisë lindore ku sipas sondazheve të para avantazh kanë ekstremistët e kahut të djathtë të Afd. Në Brandenburg, ku votojnë rreth 2.1 milionë votues, pritet një rezultat i ngushtë midis Social Demokratëve të SPD (22%) dhe Alternativës për Gjermani (Afd, 21%). Humbje parashikohen për Demokratët e Krishterë (CDU, partia e kancelares Angela Merkel, 17%) dhe e majta (Linke, partner qeveritar me SPD në Potsdam, 15%), ndërsa të Gjelbrit prite të kenë rritje duke arritur në 14% .
Në Saksoni, ku votojnë rreth 3.3 milionë votues, CDU duhet të mbledhë një maksimum prej 32% ndërsa AFD me 25%, duket se e ka të pamundur vazhdimin e Koalicionit të Madh me SPD në qeverinë në Dresden e akredituar këtë herë vetëm me 8%. /Ansa/



