Ligji për dosjet, Meta: Autogol që do t’i kushtojë Ramës! Marrëveshja me Berishën për zgjedhjet, e përfunduar

Ligji për dosjet, Meta: Autogol që do t’i kushtojë Ramës! Marrëveshja me Berishën për zgjedhjet, e përfunduar

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi sot ligjin e miratuar dje në Kuvend për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit, duke u shprehur se ky vendim është si shprehja popullore  “u mbars mali dhe polli një mi”. Sipas Metës Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga aferat korruptive, ndërsa u shpreh se me Autoritetin e Dosjeve do të përballet edhe në Gjykatën Evropiane.

Ligji që kanë bërë këtë mbrëmë. U mbars mali dhe polli një mi. Mali u mbars në 25 korrik nga një email anonim dhe polli mbremë në mes të natës një mi. Meqë nuk i dalin ato dy breshkat të marrë një mi. Edi Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga këto 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen. Këtu janë lekët dhe për pedagogët dhe për studentët. Këtu janë lekët dhe për të rritur pensionet, këtu janë lekët për të rritur rrogat. Rama e di shumë mirë që është ai shpikësi i e-mailit anonim. E di shumë mirë që ka bërë një autogol që do t’i kushtojë shumë. Emri Parti e Lirisë e tmerron, ia prish gjumin, e bënë të palumtur, sepse e di që fundi i tij është ai që ai ka menduar t’ua bëjë të tjerë. Është një gjë me vlerë zero. Me Auteritetin e Manipulimeve jemi në proces gjyqësor, që do vazhdojë edhe në Gjykatën Evropaine. Kanë kryer akt vetëvrasje përmes përdorimit politik. Merre me mend sa nuk pranojnë t’i japin as dokumentet avokatit tim. Të gjithë e dimë që jemi në një shtet mafioz, afera e inceneratorëve është akti më i qartë, që vijnë vetëm nga një arsye, kapja e shtetit nga një person, Edi Rama, që është peng i tutorëve të tij”.

Meta tha se mbështet protestën e thirrur nga kreu i PD Sali Berisha, duke u shprehur se e konsideron të përfunduar marrëveshjen me kryedemokratin sa i takon zgjedhjeve vendore.

Mbështesim çdo protestë në Shqipëri, aq më tepër një protestë të tillë. Marrëveshja me Berishën është e përfunduar. Do mbështesim çdo kandidat që do konfirmojë PD. Mënyrën si do përzgjidhet kandidati, përgjegjësia i takon PD dhe z.Berisha. Për ne e rëndësishme është fitorja. Ne si forcë politike do synojmë maksimumin në këshillat bashkiak të vendit. Nuk do ketë asnjë kandidat të PL që sfidon kandidatët e PD”,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy