Një deklaratë e kryeministrit Rama në Nju Jork ku hapi ekspozitën e fundit me pikturat e tij ka shkaktuar shumë debate. Rama tha se gjatë kohës kur ka qenë kryetar bashkie, pikturat e tij ia kërkonte ministri i Arsimit, Ethem Ruka, i cili kishte bërë me to një koleksion. Rama tha se kur i pa të gjitha bashkë u ndie sikur i kishin vjedhur artin.
“Në Këshillin e Ministrave ishte një torturë. Unë nuk i ndiqja dot, nuk kuptojë edhe piktuoja gjatë gjithë kohës mbi shkresa. Kisha ministrin e Arsimit në krah që gjithmonë më pyeste: mund ta marr këtë? Po, i thoja, merre. Një ditë shkon në zyrën e tij, ndërkohë që akuzohet për korrupsion dhe më tregon këtë koleksion. U ndjeva sikur kishte vjedhur artin tim. U ktheva në zyrën time dhe i them aistentes: ky duhet të jetë hajdut, njerëzit me siguri kanë arsye që e akuzojnë, se ai ka vjedhur artin tim. Mund ta marr, mund ta marr… i kishte marrë të gjitha”, u shpreh Rama dje në galerinë e Nju Jorkut.
Ndërkohë, në lidhje me këtë, vetë ish-ministri Ruka ka raguar nëpërmjet rrjeteve sociale.
Une " hajduti" i pikturave te Rames.
Lexova me vemendje intervisten e Zotit Rama lidhur me ekspoziten e fundit te pikturave ne SHBA dhe u ndjeva u ndjeva mire dhe keq. Ndoshta humori i Rames ne kete interviste nuk eshte kuptuar mire. Eshte e vertet se une i kam marre Rames rreth 70 piktura te bera ne mbledhjen e qeverise. Vura re se mbasi mbaronte nje vizatim e hidhte ne kosh. Me vinte me te vertet keq dhe i kerkova te mi falte duke i firmosur dhe shkruar Pr. Rukes. Sigurisht dhe daten. Pak e nga pak koleksioni i shtua.
Kur Z Rama u zgjodh kryetar bashkie ne Tirane u akuzua per shperdorime ndaj dhe me nismen e PD u ngrit nje komision hetimor. Ne ate kohe une shkrova nje artikull ne mbrotje te Rames me titull "Rama, ky Hausman i vogel" ku beja nje paralele mes prefektit te Parizit ne vitet 1850 qe rindertoi Parizin e sotem dhe Rames si kryetar bashkie qe transformoi Tirnen. Fola ne telefon me Ramen per shkrimin dhe ai me ftoi ne Bashki per nje kafe. Kur mbrita aty i thash Rames: "Ato qe thone ata te PD per ty s'jane gje. Korrupsioni yt eshte ne keto dy dosje dhe i hodha ne tavoline dy dosjet ku ishin sistemuar pikturat e tij". Ne fillim ai u trondit, por sa hapi dosjet u habit me koleksionin e pikturave qe vet mi kishte falur. Aty kuptoi se puna e tij kish vlere. Me falenderoi dhe u ndame miqesisht. Qe nga ai cast ai filloi ti mblidhte vet pikturat qe bente. E bera kete shpjegim per ti freskuar kujtesen Rames per te verteten e "hajduterise sime" per pikturat e tij. Gjithcka tjeter nuk eshte aspak e vertet. Gjeja qe falet, falet. Ne komentet e bera nga shtypi dhe rrjetet sociale per kete ceshtje u ndjeva keq. Nese une nuk do kisha mbledhur ca nga pikturat e para te Rames ndoshta ato do kishin perfunduar ne koshin e keyeministrise dhe zor se Rames do ti kishte vajtur mendja te ruante punen e vet dhe te hapte sot ekspozita. Edhe une kam ndermend te hap nje ekspozite me to ose te pergatis nje botim.../ Lapsi.al



