
Të merresh me palestër është një ndikues i mirë për shëndetin e njeriut.
Instruktorja e fitnesit Ajsi Murati, në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, vjen në një rrëfim për jetën dhe profesionin dhe faktin se si e nisi këtë rrugëtim.
Prindërit fillimisht nuk donin që të vazhdoja me palestër, nuk kishin pritshmëri, tani që kam bërë kohë janë krenar me mua pafund.
Kur isha e vogël isha në volejboll e kisha qejf që prindërit me fusnin në shpirt sportin dhe e dashuroja, rrija nëpër paralele tërë kohës, i doja sporte dhe thoja kur të rritem do merren me sport.
Kjo më bën të ndjehem mirë se bëra atë që desha dhe nuk jam penduar kurrë.
Kam ndryshuar shume se çdo ditë që zgjohesh je në një motivim shumë të madh, ndjehesh mirë, kur e sheh vetën mirë është çdo ditë një mrekulli, ai ndryshimi të jep refleksin te vetja. Pastaj të mos flasim për ushqimin, për trurin, për stresin, janë të gjitha të lidhura.
Unë edhe nëse mbaroj në 10, pa bërë vetë stërvitje nuk iki në shtëpi, më shkon e tërë dita.
Kam 10 vite që e bëj çdo ditë këtë punë. Ne nuk jemi operacioni plastike që të ndryshojmë trurin për 1,2 muaj, çdo gjë ka kohën e vet, nëse ushtron dhe e vazhdon e ka të mirën e saj kjo gjë.
Instruktorja e fitnesit thotë se ky sport po preferohet gjithnjë e më shumë edhe nga moshat e treta.
Fitnesi, thotë ajo, nënkupton përfitime pozitive për trurin e trupin në çfardo moshë.
Kemi mosha nga më të ndryshmet, nga të rinjtë fare edhe deri në 60-65 vjeç mosha. Ka nga ato që bëjnë joga, pilates, d.m.th. e kanë nisur 30 vjeç dhe nuk e kanë shkëputur kurrë.
Joga të forcon muskujt, më shumë shpirtërore, ka të bëj, futet te stresi, joga është e rëndësishëm për trurin, për anën psikologjike, në rregullimin e stresit dhe ankthit edhe për një gjumë të qetë.
Joga është e mirë për nënat shtatzëna për zonjat në moshë, por edhe për rininë, nëse bën një aktivitet me pesha, dhe nëse i kushton 10 min joga në fund, e gjen qetësinë e shpirtit.
30-45 min është e preferuar ushtrimi i mëngjesit.



