Zgjedhjet e parakohshme/ Kandidatë me aktakuza në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Zgjedhjet e parakohshme/ Kandidatë me aktakuza në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Mediat në Kosovë, sot kanë pasqyruar fakte që ndërlidhen me pjesmarrjen e kandidadëte për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në vend. Në listat e kandidatëve për deputetë nga partitë politike janë radhitur edhe persona, të cilët kanë probleme me ligjin. Meqë në aspektin juridik kandidimi i personave me aktakuza nuk është i ndaluar, njohësit e drejtësisë kërkojnë nga subjektet politike që kandidimin e tyre ta ndalojnë me rregullore e me statute të partive.

Në listat e kandidatëve për deputetë të subjekteve politike gjenden jo pak persona që po hetohen për probleme me ligjin, persona që kanë qenë të dënuar për vepra penale ose kanë aktakuza të ngritura për “Korrupsion”. Pal Lekaj, Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj e Gani Dreshaj janë disa nga kandidatë për deputetë në listën e koalicionit AAK – PSD, të cilët kanë probleme me ligjin. Partia Demokratike e Kosovës, kreu i së cilës i ka shpallur luftë korrupsionit, ka publikuar të dielën listën e kandidatëve për deputetë, në të cilën nuk ka përfshirë të tillë me aktakuza ose të dënuar për “Korrupsion”.

Mirëpo në listë ka të dënuar për “Krime lufte” e për vepra të tjera penale, të cilat nuk kategorizohen si korruptive. Në listën e LDK-së postin e deputetit e pretendonte edhe Haki Raçi, tashmë i dënuar për “Korrupsion”, mirëpo kreu i LDK-së Isa Mustafa ka njoftuar se personat që kanë pasur ose kanë probleme me ligjin do të nxirren nga lista. Ndërsa në listën e Lëvizjes Vetëvendosje Jetmira Vrenezi do të kandidojë për deputete, e cila aktualisht është nën hetime për “Keqpërdorim detyre”.

Në koalicionin Nisma – AKR kandidat për deputetë do të jetë edhe ish-ministri Endrit Shala, i dënuar për “Armëmbajtje pa leje”. Edhe pse kandidimi për deputetë i personave të dënuar ose me aktakuza nuk ndalohet me ligj, aspekti etik po konsiderohet si element parësor që do të duhej t’i ndalonte këta persona të marrin pozita udhëheqëse e përfaqësuese në vend.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy