Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë/ Numërohen 99,08% e votave, nuk ka ndryshim të rezultateve

Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë/ Numërohen 99,08% e votave, nuk ka ndryshim të rezultateve

Kur numërimi i votave të rregullta po shkon drejt fundit, është qartësuar pozicionimi i partive dhe grupimeve politike, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Deri tani kur janë numëruar 99,08 për qind të votave të rregullta.

Koalicioni PAN, edhe pse me një rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2014, ka dalë i pari, me 34, 07 për qind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka garuar e vetme në këto zgjedhje, që ka të nominuar për kryeministër Albin Kurtin, ka fituar 27,03 për qind të votave.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, që në këto zgjedhje ka garuar në koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës, del të jetë renditur e treta me 25,74 për qind të votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy