Johnson jep detaje nga shëndeti i Mbretëreshës

Johnson jep detaje nga shëndeti i Mbretëreshës

Boris Johnson tha se Mbretëresha është në “formë të mirë” dhe pse mjekët e kanë këshilluar të anulojë çdo vizitë zyrtare dhe të pushojë për të paktën dy javë të tjera.

95-vjeçarja nuk do të marrë pjesë në “Festivalin tradicional të Kujtesës”, në Royal Albert Hall më 13 nëntor, por është zotuar të marrë pjesë në shërbimin në Cenotaph ditën tjetër.  

Burimet mbretërore thanë mbrëmë se Mbretëresha e sheh rastin si 'të paharrueshëm' dhe si një nga 'detyrat e saj më të shenjta'. 

Ndihmësit këmbëngulën gjithashtu se Mbretëresha ishte mirë dhe theksuan se ekipi i saj mjekësor thjesht po merrte 'masa paraprake të arsyeshme'. 

Në një intervistë të transmetuara në samitin e G20 në Romë sot, kryeministri britanik tha: “Kam folur me Madhërinë e saj dhe ajo është në formë shumë të mirë. 

Ajo thjesht duhet të ndjekë këshillat e mjekëve dhe të pushojë dhe mendoj se kjo është gjëja e rëndësishme. Unë mendoj se i gjithë vendi i uron asaj më të mirën.' 

Mbretëresha u shfaq për herë të fundit në publik dy javë më parë dhe që prej asaj kohe është duke zhvilluar takime virtuale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy