Brausha: Praktikat në institucionet shtetërore shërbejnë thjesht për të marrë certifikatën

Brausha: Praktikat në institucionet shtetërore shërbejnë thjesht për të marrë certifikatën

Abel Brahusha, student për juridik, solli në studion e MCN Informacion përvojën e tij me punësimin menjëherë pas përfundimit të studimeve. Brahusha tha se praktikat në institucionet shtetërore shërbejnë thjesht për të marrë një certifikatë dhe nuk ofrojnë përvojë. 

Punoj si asistent ligjor në një studio ligjore. Por jo të gjithë të rinjtë punësohen në profesionin e tyre. Puna e përvojës është pak hipokrizi sepse si mund t’i kërkosh përvojë dikujt që sapo ka dalë nga bankat e shkollës. 

Në profesionin tim punojnë shumë pak. Është pak e vështirë të punësohesh sepse dega jonë është rrjet i mbyllur. Strategjitë kombëtare për rininë nuk ka asnjë zgjidhe për problemin e migrimit. 

Praktikat në institucionet shtetërore shërbejnë thjesht për të marrë certifikatën. Ajo nga mjet është kthyer në qëllim. As nuk merr përvojë, as njohuri. Nuk përgatitesh për atë që të pret ty pas përfundimit të studimeve. Shokë të mi studentë shkonin aty, pinin një kafe me përgjegjësit dhe aq ishte praktika. 

Ka edhe diçka. Shfrytëzimi i të rinjve. kjo vjen nga mungesa e kontratës së punës. Në momentin që e ke, ti je i mbrojtur. Nga 8 orë ti mund të rrish 10 orë dhe paguhesh 300-400 mijë lekë. Është gati-gati kriminale. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy