Kur të gjithë me ardhjen e muajit mars prisnin që temperaturat të ngroheshin sa më shumë duke lënë pas një dimër të ftohtë dhe të ashpër e kundërta po ndodh në New York të Amerikës.
Verilindja e SHBA ka shpallur gjendjen e jashtëzakosnhme pas motit të ftohtë dhe stuhive të mëdha kanë përfshirë vendet. Shërbimi kombëtar i motit në SHBA ka paralajmëruar përkeqësim të situatës në një pjesë të Pensilvanisë, New Jersey, New York dhe Connecticut.
Shkollat janë mbyllur në New York dhe në disa qytete të Massachusetts dhe Connecticut, teksa më shumë se 6.500 fluturime janë anuluar në aeroportet e New Yorkut, Washingtonit, Bostonit, Baltimore dhe Philadelphia.
Më një shpejtësi deri në 100 kilometër në orë, stuhia stella me shumë gjasë do të shkaktojë dëme të mëdha në verilindje të vendit. Stuhia e dimrit vjen pas një moti përgjithësisht të butë gjatë këtij viti në verilindje të SHBA, ku muaji shkurt u regjistrua muaji i dytë më i ngrohtë që prej vitit 1895.
Ndërkohë kushtet e këqija të motit kanë detyruar kancelaren gjermane Angela Merkel të shtyjë për të premten udhëtimin drejt Washingtonit e për pasojë edhe takimin e planifikuar të martën me presidentin amerikan Donald Trump.



