Dështon seanca dëgjimore e thirrur nga opozita në Komisionin e Medias me gazetaren e pushuar nga puna të një televizioni privat, sipas PD-së, për shkak të investigimit mbi vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Ndërkohë që komisioni nuk arrti të bënte kuorumin, Kryetari Genc Pollo akuzoi mazhorancën për censurë ndaj lirisë së fjalës, ndërsa nënkryetari Alfred Peza, tha se kjo është një kauzë e PD-së, e urdhëruar nga Berisha. Ai shpjegoi se agjenda e komisionit ishte ndryshuar vetëm një ditë më parë.



